INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MOZZIK e përmendi në këngën e re, LOREDANA reagon me të njëjtat fjalë si të reperit! [FOTO]

MOZZIK e përmendi në këngën e re, LOREDANA reagon me të njëjtat fjalë si të reperit! [FOTO]

Publikuar më: 17:00 31-07-2020

Mozzik publikoi albumin e tij të titulluar “MozzArt”, që përmban 20 këngë dhe deri tani po bën goxha bujë dhe është pritur shumë mirë nga fansat. Pas hiteve që pushtuan playlistat muzikore, një këngë që ka tërhequr shumë vëmendjen e fansave është pikërisht “Hana”, dedikimi për të bijën e tij.

Në këtë projekt të ri, Mozzik ka shpalosur të gjitha ndjesitë e të qenurit baba dhe dashurinë që gëzon për të voglën e tij, por përmendi edhe ish-partneren e tij, Loredanën. (lexo këtu)

Ndërkohë që kjo këngë dhe teksti i saj po bën xhiron e rrjetit, Loredana ka bërë një reagim jo të drejtpërdrejtë, por mund të interpretohet sikur është një përgjigje për Mozzik.

Reperja e njohur ka postuar një foto me vajzën e saj, ku ka shkruar “Jeta ime”.

B53A5006-F3E5-4F68-9F2E-C23222A08B4A.jpeg

 

Deri këtu jemi në rregull, mirëpo një postim të tillë e ka bërë edhe Mozzik para pak ditësh, madje ai ka përdorur të njëjtat fjalë, pikërisht “Jeta ime”.

mozzik_116154877_153939946288454_1225140271989435664_n-640x1138.jpg

 

Nuk e dimë nëse ishte mesazh i koduar, por dimë që Mozzik ka thënë se nuk ka më kthim mbrapa në lidhje me Loredanën.

Article Logic
Execution time: 0.00384521484375