INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është kritikuar shumë për këngët e tij, Getinjo flet TROÇ: Fajet i ka MOZZIK…[FOTO]

Është kritikuar shumë për këngët e tij, Getinjo flet TROÇ: Fajet i ka MOZZIK…[FOTO]

Publikuar më: 14:08 29-07-2020

Getinjo është një prej reperëve më të njohur në Shqipëri, i cili nuk e ka lënë suksesin komercial ta largojë nga mënyra si ai e ka bërë këtë zhanër muzike, duke përcjellë mesazhe sociale dhe personale, me stilin e hip hop-it të fortë. Getinjo është tërhequr disi nga muzika duke qëndruar për disa kohë inaktiv me projekte. Së fundmi, lidhur me këtë reperi ka folur në një intervistë televizive në Kosovë.

Gjatë kësaj interviste, reperi tha me humor se Mozzik “i ka fajet” duke e lënë në hije, pasi aktualisht është artisti më i kërkuar dhe më i suksesshëm. Madje, ai iu përgjigj dhe kritikëve, të cilët e kanë konsideruar një dështim karrierën e Getinjos, duke thënë se pavarësisht se e ka lënë pak pas muzikën, nuk mund të thuhet kurrsesi një gjë e tillë për faktin që ai prej 10 vitesh është pjesë e tregut muzikor.

“Mozzik i ka fajet sepse për momentin është njeriu më i suksesshëm. Ne jemi shumë të lidhur mes veti, mundem me thënë që është e çuditshme aq shumë jemi të lidhur se sot ka ardhur një ditë që dikush nuk e ka punën mirë me vëllain apo me motrën. Ku është mirë Mozzik, unë jam si pasiv, njëri është ok. Jo pak por shumë e kam lënë anash, këngët që kam bërë dhe nxjerrë në Youtube i kam bërë për qejf pa pikë investimi në to, investimi i vetëm ka qenë koha. Ok unë i pranoj kritikat, nëse më thu nuk ke punu këto kohët e fundit jam dakord, por që ke dështuar. Unë paguhem për këtë punë që prej 2010-ës, jetoj financiarisht prej 10 vitesh prej muzikës, çfarë suksesi po don. “, tha Getinjo.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107