INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për inat të Loredanës? MOZZIK sapo na intrigoi për bashkëpunimin me reperin e njohur dhe s’dimë ç’të mendojmë! [FOTO]

Për inat të Loredanës? MOZZIK sapo na intrigoi për bashkëpunimin me reperin e njohur dhe s’dimë ç’të mendojmë! [FOTO]

Publikuar më: 15:04 28-07-2020

Reperi i njohur, Mozzik, po numëron suksese të njëpasnjëshme. Pas publikimit të “PP” në bashkëpunim me Kidën dhe projektin solo “Madonna”, Mozzik po përgatit një tjetër surprizë. Disa minuta më parë ai ka paralajmëruar një bashkëpunim me reperin e njohur, Kmn Azet. Mozzik ka publikuar një foto në Instastory ku shihet në studio, teksa i ka bërë tag edhe Kmn Azet. Edhe pse nuk ka zbuluar më shumë detaje, me siguri ky do të jetë një tjetër hit. Të dy reperët po bëjnë gati publikimin e albumeve tê tyre. Albumi i Mozzik “MozzArt”, do të publikohet më 31 korrik, ndërsa Azet po punon për albumin “Fast Life 2” që publikohet në shtator.

Por interesant është fakti që Azet dhe i dashuri i përfolur i Loredanës, “Zuna” duket sikur i kanë prishur marrëdhëniet. Ata kanë qenë shumë për kokë, por Azet nuk e ndjek më në Instagram, plus që nuk e kanë suportuar njëri-tjetrin në projektet e fundit. Madje në disa media të ndryshme zvicerane e gjermane është thënë sikur Loredana është shkaku i krisjes së marrëdhënies së tyre.

Nëse kjo është e vërtetë, me siguri kënga e Mozzik dhe Azet do ketë shumë kunja.

 

20200728_134428.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275