INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 10 artistët shqiptarë më të suksesshëm të momentit, “froni” mbahet nga…[FOTO]

Ju prezantojmë me 10 artistët shqiptarë më të suksesshëm të momentit, “froni” mbahet nga…[FOTO]

Publikuar më: 15:09 26-07-2020

Vera është stina ku të gjithë artistët publikojnë projekte muzikore dhe në një farë mënyre apo tjetër “luftojnë” për këngën që do të shpallet hiti i kësaj vere. Zakonisht janë këngët ritmike ato që marrin vlerësimet maksimale dhe gjatë kësaj periudhe janë publikuar disa këngë që janë dëgjuar shumë si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë.

Secili ka preferencat e tij, por duhet ta pranojmë që deri në këto momente, më të suksesshmit kanë qenë Mozzik dhe Kida, pasi kënga e tyre “PP” ka gjeneruar mbi 18 milion klikime.

Por kush janë artistët shqiptarë më të suksesshëm deri në këtë moment që shkruajmë?

Sipas Billboard Albania, froni mbahet nga Mozzik, i cili ndiqet nga Ardian Bujupi në vend të 2-të dhe Xhensila Myrtezaj në vend të 3-të, të cilët korrën goxha sukses me bashkëpunimin e tyre “Panorama”, këngë e cila ka mbi 11 milionë klikime.

Në vendin e katërt në toplistë renditet Kida, ndjekur më pas nga Dhurata Dora, e cila erdhi me dy këngë që u pritën shumë mirë. “Ferrari” dhe bashkëpunimi me Azet “Fajet”.

Ndërkohë që lista me 10 artistët më të suksesshëm plotësohet nga Noizy, Capital T, Dafina Zeqiri, Tayna dhe Alban Skënderaj.

10kenget-640x640.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0052189826965332