INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motra i nxjerr Atdheut një ''sekret'', ish-konkurrenti i Përputhen përlotet nga letra e saj

Motra i nxjerr Atdheut një ''sekret'', ish-konkurrenti i Përputhen përlotet nga letra e saj

Publikuar më: 23:32 18-03-2022

Atdhe Xharavina është nga konkurrentët më të përfolur të ‘’Për’puthen’’, i cili vazhdon akoma të jetë në qendër të vëmendjes sidomos tek femrat. Djaloshi nga Gjakova së fundmi preku publikun duke prerë flokët, të cilat i ka dhuruar për gratë e prekura nga kanceri, sëmundje që nëna e tij u përball dhe e mposhti muaj më parë.

Atdheu ka qenë i ftuar në Ftesë në 5 në “Top Channel” , ku ka folur për kauzën që ndërmori me prerjen e flokëve.

Por sigurisht biseda nuk ka ngelur me kaq dhe ai ka marrë një letër nga e motra, ku veç se shprehej krenare për të, ka treguar edhe për vajzat që i pëlqejnë Atdheut.

“Janë shumë që e adhurojnë atë, por mesa sa di unë Atdheu ka merak brunet, vajzat e qeshura me flokë të gjata. Shpirtin ta kenë të bukur, pse jo dhe pamjen fizike. Do ishin një dyshe e përkryer. Dy brunë si çift. Por ai e di më mirë! Motra vetëm më të mirën i uron. Duaj! Adhuro! Mos lëndo! Femra ideale do jetë e lumtur me të!”- ka përfunduar ajo.

Por pas kësaj Atdheu u emocionua dhe tregoi se motra e ka rritur atë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607