Një nga sfidat më të rëndësishme të javës në kampionatin italian ka mundësi të mos zhvillohet. Sipas raportimeve të mediave italiane, në Romë kushtet atmosferike janë në një gjendje mjaft të keqe. Dje parapakisht u mbyllën disa nga shkollat, e qytetit dhe rrugët janë të tejmbushura me ujë.
Gjithashtu pranë zonës së stadiumit ka pasur rrëzim pemësh dhe fusha ka grumbulluar goxha ujë për shkak të rënies së dendur të shiut. Asgjë nuk është ende zyrtare, por në orët në vazhdim pritet të përcaktohet fati i ndeshjes edhe pse shancet janë që ajo të anullohet.











27 Apr 2026 





