Ai është një emër i padëgjuar në botën e zhurmshme të futbollit, por ngritja e tij drejt majave të futbollit profesionist është e pashmangshme. Dortmund-i njihet për zbulimin e talenteve të reja, të cilët më vonë mbizotërojnë në ligat e mëdha europiane.
Jadon Sancho është emri më i ri, i cili vjen nga ishulli Trinidad & Tobago. Familja e tij ka emigruar herët nga vendlindja e tij drejt Anglisë dhe ëndërra e lojtarit ka qenë vetëm një e ardhme më e mirë për familjen e tij. Në këtë mënyrë aktivizimi i tij i parë ka qenë me të rinjtë e Manchester City. Te City nuk e vlerësojnë aq sa duhet, ndërsa Borussia Dortmund e ka gati ofertën për të riun dhe City bie dakord për 10 milionë euro.
Në fillim u konsiderua si një çmenduri kjo shumë kaq e madhe, por futbollisti fillon e jep frytet e tij të para. Pesë gola në Bundesliga dhe Champions, me 7 asiste. Jo vetëm, por edhe debutim me Anglinë.
Fundjavën e shkuar, mrekulloi sërish Signal Iduna Park, duke shënuar 3 gola në 70 minuta. Por, i pari u anullua, edhe pse kishte shënuar me thembër.
Tashmë, gjëja e vetme që mund të themi është se historia interesante e këtij të riu është gati për të pushtuar botën.









27 Apr 2026 





