Cristiano Ronaldo është njeriu, i cili vazhdon të dominojë arenën e futbollit me paraqitjen e tij dhe me skuadrën e re Juventusi-n ai tashmë po pretendon të fitojë përsëri titullin prestigjioz “Topi i Artë” 2018. Në një intervistë ekskluzive për revistën franceze “France Football” portugezi foli për gjithçka nga largimi i Real Madrid tek shanset e tij për fitimin e trofeut “Topi i Artë” dhe deri tek akuzat e fundme për përdhunim.
Për largimin nga Reali, portugezi u shpreh se ai e ndjeu ftohjen nga presidenti Perez. “Ai nuk më shikonte më në sy dhe ishte ftohur me mua, ai që më parë quhej Cristiano Ronaldo, tashmë e kishte humbur prestigjin e tij.” Më pas për transferimin tek Juventus, Cristiano tha: “Mund të isha në Kinë ose diku tjetër, ku do merrja më shumë para, por ata më donin realisht dhe këtë ma treguan qartë.”
Më pas Cristiano foli për fitimin e “Topi-t të Artë”: Unë mendoj se e meritoj atë edhe këtë vit… Po ëndërroj ta fitoj “Topin e Artë” për herë të gjashtë, duke e kaluar, në këtë rast, Lionel Messin” u shpreh ai sinqerisht.
Akuzat e e fundit të përdhunimit gjithashtu kanë ndikuar shumë në jetën private të Cristianos dhe lojtari tha se e vërteta do të dilte në dritë shumë shpejt. Personat e vetëm, të cilët sipas tij meritonin një shpjegim ishte gruaja, Cristiano Jr. dhe familja e tij, për të cilët ai tha se i vjen më shumë inat që duhet të kalojnë këtë situatë.









27 Apr 2026 





