Dy skuadrat pretendente për titull, Partizani dhe Skënderbeu do të përballen sot në një ndeshje “titanësh” në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sfida, e cila fillon në orën 19:00 pritet të dhurojë spektakël, me dy skuadra të cilat kanë qenë rivale të zjarrta të njëra-tjetrës vitet e fundit.
Një ndeshje taktike dhe vendimtare në episodet e saj, kshu është parashikimi i ish-trajnerit të dy ekipeve Ilir Duro, i cili në komentin e tij tha se të dyja skuadrat janë tepër të stabilizuara në lojën e tyre. Të dyja ekipet luftojnë për të marrë kreun në javën e 10-të të kampionatit. Humbja në këtë takim e Partizani-t do të ishte fatale dhe do t’i jepte skuadrës korçare avantazhin me 1 pikë në kreun e klasifikimit.
Nga krahu tjetër, Partizani do përpiqet të legjitimojë vendin e saj në kreun e tabelës duke u shkëputur me 4 pikë diferencë.
Të dyja ekipet vijnë me disa shqetësime në formacionet respektve. Tek Skëndërbeu, në dispozicon do të jetë Marko Radas, por Krasniqi dhe Gjergj Muzaka do të mungojnë, gjë që do të sjellë ndryshime të mëdha në formacionin bazik.
Tek Partizani, portieri Alban Hoxha kreu dje seancën e plotë stërvitore, por për aktivizimin e tij pritet forma në ditën e sotme. Gjithashtu klubit i mungon edhe Trashi, mbrojtësi i cili është i pezulluar nga kartonat. Partizani pritet të ketë të njëjtin formacion si ndaj Luftëtarit, me pak ndryshime në rradhët e saj. Ndeshja do të gjykohet nga Enea Jorgji, albitri kryesor i Kampionatit Shqiptar, i përzgjedhur edhe nga FIFA.








27 Apr 2026 





