Tashmë është zyrtare, presidenti i Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha ka vdekur në incidentin e nodhur dje pas ndeshjes Leicester -West Ham.
Leicester City e ka konfirmuar përmes faqes zyrtare vdekjen tragjike të presidentit Vichai Srivaddhanaprabha.
“Me keqardhjen më të madhe dhe me një zemër të thyer e konfirmojmë se drejtuesi ynë, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte një nga personat që humbën jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e së shtunës kur helikopteri ku ndodhej ai dhe katër persona të tjerë u rrëzua jashtë stadiumit King Power. Asnjë nga pesë personat në bordin e helikopterit nuk ka arritur të mbijetojë”, shkruan njoftimi i klubit anglez.
Shumë tifozë të klubit të Leicester Cityt u mblodhën sot te stadiumi i tyre “King Power”, pasi pronari i tyre është përplasur me helikopterin e tij mbrëmë dhe ka vdekur pas ndeshjes Leicester – Ëest Ham.
Të vdekur janë edhe dy persona të ekuipazhit, dhe tre pasagjerë, që ndodheshin në helikopterin, i cili mori flakë jashtë stadiumit.









27 Apr 2026 





