Kryetema e kësaj jave padyshim janë Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.
Tashmë po besohet se çifti i kanë dhënë fund lidhjes dhe dyshimet nisën pasi nuk qëndruan për asnjë moment së bashku në festën e Post BBV dhe si konfirmim u mor edhe ‘’unfollow’’ që Trixa i bëri Donaldit si dhe një post ku quajti ‘’lojë’’ historinë e tyre.
Por ka ende të shumtë që mendojnë se dyshja mund të mos jenë ndarë pasi Donaldi nuk ka reaguar asgjë dhe mban ende këngëtaren në Instagram.
Në vrullin e këtyre thashethemeve të gjithë po mundohen të zbulojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë dhe cila mund të ketë qenë arsyeja e ndarjes.
Ka qenë Beniada Nishani që së fundmi e ftuar në “Pardon My French”, ajo ka komentuar çiftin duke u shprehur se Donaldi u mërzit shumë kur Trixa nuk erdhi në shtëpi.
Sipas saj, Donaldi ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe ndonjëherë kjo është e pamjaftueshme.
“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lot. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.










13 Dec 2025 





