INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atdheu ngacmon prezantuesen e njohur, por ka edhe një ‘’thumb’’ për Dj Dagz, ish-in e saj!

Atdheu ngacmon prezantuesen e njohur, por ka edhe një ‘’thumb’’ për Dj Dagz, ish-in e saj!

Publikuar më: 21:34 24-02-2022

Atdhe Xharavina kthehet në vëmendjen e mediave dhe sërish në lidhje me femrat.

Ish-konkurrenti nga Gjakova ka ngacmuar prezantuesen nga Kosova në rrjete sociale por në sy ra një tjetër detaj.

‘’Mjerë ai që të ka humb’’, ka shkruar Atdheu në fotografinë e Ariana Berisha, e cila në mediat shqiptare u përfol për lidhjen me Dj Dagz.

E për këtë të fundit duket se ishte edhe thumbi, të paktën kështu po interpretohet nga ndjekësit në rrjete sociale.

Komplimenti duket se i ka pëlqyer prezantueses, e cila e ka shpërndarë duke etiketuar ish-konkurrentin.

Article Logic
Execution time: 0.0041360855102539