Historia e puthjes "së famshme" mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në shtëpinë e "Big Brother" është kthyer gati në një telenovelë më vete e që mesa duket është e vetmja gjë që i ndan ata nga të qenit miq ose në një lidhje. Por ndërsa këngëtari e pret puthjen me Kiarën dhe e kërkon 1,2,3 apo 4 herë në ditë, moderatorja po merr kohën e saj, duke mos rënë pre as e presionit të banorëve të tjerë, ose e thënë ndryshe po e "lë të rrjedhë".
Megjithatë sot, gjatë dënimit që banorët morën brenda në shtëpi, pasi Armaldo u hodh me mikrofon në pishinë, duke qenë të detyruar të mos flasim, Kiara dhe Luizi kanë lënë trupin "të flasë", duke tentuar edhe puthjen e famshme.
Por edhe pse ju afruan shumë, shumë fare madje, sërish nuk ndodhi!