Koncerti i fundit i Butrint Imerit është shoqëruar me përleshje. Teksa këngëtari ka qenë duke performuar në Pejë, disa prej personave të pranishëm kanë bërë sherr me njëri-tjetrin.
Butrinti i është drejtuar turmës për të qetësuar situatën duke iu thënë: Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka.
Mirëpo, fansat e këngëtarit e kanë marrë fjalën "katunar" si ofendim dhe kanë reaguar keq ndaj tij. Si rrjedhojë, Butrinti ka sqaruar situatën me një postim në Instastory. Ai ka thënë se nuk ka pasur si qëllim të ofendojë askënd, por ka qenë thjesht diçka e momentit.
“Po më vjen shumë keq për reagimin që kam bërë duke përdorur termin “katunar”, gjatë një rrahje që ka ndodhur kur kam qenë duke performuan në nje klub. Ka qenë momentale dhe kam qenë shumë i frustuar me ato pamje që i kam patur përballë, sepse ne dalim për tu kënaqur e jo për të parë përleshje.
Unë vetë jam katunar me prejardhje, jam Shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani. Kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkoj shumë falje sepse ka qenë moment që nuk kam ditur si të shprehem kur i kam parë ato sjellje.
Ju do katunari Shaljan super krenar Butrinti”, ka shkruar Butrinti.