INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos i besoni këto mite lidhur me penisin tuaj

Mos i besoni këto mite lidhur me penisin tuaj

Publikuar më: 15:35 21-04-2017

Ekzistojnë shumë mite lidhur me penisin, por shumicën e tyre nuk duhet t'i besosh.

1. Madhësia e penisit është proporcionale me madhësinë e këmbës apo dorës së tij
Me siguri do kesh dëgjuar disa herë se për të kuptuar madhësinë e penisit të një mashkulli, duhet të shohësh madhësinë e këmbës apo dorës së tij, pasi ato janë proporcionale. Por në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje proporcionale midis tyre të faktuar shkencërisht.

2. Nëse ai nuk ka ereksion, do të thotë se ti nuk je joshëse për të
Ka shumë arsye të cilat ndikojnë në mungesën e ereksionit te mashkulli, të tilla si: stresi, alkooli, lodhja e shumë të tjera, prandaj nëse kjo gjë po ndodh me të nuk dotë thotë se atij ti nuk i pëlqen.

3. Ti mund ti thyesh atij penisin nëse nuk tregohesh e kujdesshme
Sugurisht në rast të lëvizjeve shumë të forta mund të ndodhë ndonjë dëmtim i vogël i penisit të tij, por këto janë raste shumë të rralla pasi organi i tij gjenital ka elesticitetin e nevojshëm dhe nuk mund të thyhet kaq lehtësisht.

4. Sperma e tij është eliksir
Meshkujt mendojnë se sperma e tyre është eliksir i vërtetë dhe se ka shumë vlera për femrat, madje edhe mund të gëlltitet e më të mund të humbasësh në peshë. Nuk i duhet besuar çdo gjëje, pasi është normale që meshkujt ta mbivlerësojnë…

5. Sa më i gjatë të jetë penisi i tij, aq më i mirë do të jëtë seksi
Nuk ndodh gjithmonë kështu, pasi për një seks të mirë me partnerin nevojiten para së gjithash aftësitë e tij mashkullore në këtë drejtim dhe mgjatësia nuk është gjithnjë një faktor vendimtar.

6. Ai nuk ndjen asgjë me prezervativ
Sot prezervativët janë shumë të hollë dhe lejojnë një ndjeshmëri shumë të lartë, prandaj justifikimet e meshkujve se nuk ndjejnë asgjë me prezervativ, janë shpesh shumë të zmadhuara.

7. Në ereksion penisi duhet të jetë i drejtë si shigjetë
Edhe ky është një mit pasi një përkulje e lehtë e penisit është më se normale dhe nuk ndikon në kënaqësinë tënde seksuale.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002