INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një libër i pazakontë publikohet dhe ja çfarë i mëson ai vajzave [VIDEO]

Një libër i pazakontë publikohet dhe ja çfarë i mëson ai vajzave [VIDEO]

Publikuar më: 16:09 21-04-2017

Kanë ardhur kohë të tjera.

“Na ishte njëherë një vajzë Meksikane, e cila quhej Frida,” fillon një nga 100 përrallat e përfshira në librin Good Night Stories for Rebel Girls. Një libër i ri për fëmijë që vendos të përballet me stereotipet gjinore.

I krijuar nga Elena Favilli dhe Francesca Cavallo, bashkë themelueset e kompaniasë mediatike për fëmijë Timbuktu Labs. Libri tregon histori të ndryshme të 100 grave të mëdha, nga Kahlo te Elizabeta I, Serena Williams, të ilustruara nga artiste prej gjithë botës. Favili dhe Cavallo e lançuan ne Kickstarter (aplikacion për mbledhje të fondeve online) idenë e projektit një muaj përpara, me qëllim që për një muaj të mbledhnin 40,000$ dhe t`i printonin 1,000 kopjet e tyre të para. Disa orë përpara mbylljes, totali i tyre për mbledhjen e fondeve kishte arritur shumën prej 624,905$.

“Është çmenduri. Ne prisnim që projekti të jetë i suksesshëm, por jo në këtë nivel,” tha Favilli. “Është përtej çdo ëndërre.”

“Ne zgjodhëm të shkruanim historitë në stilin e përrallave. Shumë prej tyre fillojnë me ‘na ishte njëherë’,” tha Favilli. “Ne menduam ti krijojmë historitë si përralla moderne që fëmijët ti lexojnë në kohën e gjumit para se të flenë.”

Në faqën e tyre Kickstarter, Favilli dhe Cavallo shpjegojnë se një pjesë e frymëzimit të tyre për librin kishte ardhur nga rrugëtimi i i tyre si sipërmarrëse, i cili “na bëri të kuptojmë se sa e rëndësishme është për vajzat të rriten të rrethuara nga modele të vajzave/grave të suksesshme”, sepse “kjo i ndihmon që të jenë më të sigurta dhe të kenë pritshmëri më të mëdha për qëllimet e tyre”.

Ato gjithashtu shtuan që “me 95% të librave, dhe shfaqjeve në TV që ne u rritëm, mungonin gratë në pozita të rëndësishme”. Duke treguar për një studim të 6,000 librave për fëmijë, të botuar midis 1900 dhe 2000, vetëm 7.5% e këtyre librave kishin protagoniste vajza/gra. Gjithashtu ato shtuan që këto statistika edhe pse në vitin 2016, nuk është se kanë ndryshuar shumë.

“Ne e dimë se librat për fëmijë ende përmbajnë stereotipe gjinore,” tha Favilli.
“Dhe ne jemi në moshën e hershme të të 30-ve, jemi gra sipërmarrëse dhe ne e dimë në mënyrë të drejtpërdrejtë se sa e veshtirë është të kesh sukses, të të konsiderojnë dhe të të jepet një shans.”

Ideja për librin, tha ajo, “nuk ndodhi brenda natës, ishte një proçes më i gjatë. Ne filluam të shpërndajmë pjesë të përmbajtjes në buletinin tonë, histori të shkurtra rreth grave të jashtëzakonshme.
Edhe erdhi një pikë që ne u bindëm se nga përgjigjet që merrnim me dërgimin e buletinit, çdo gjë shkonte për mrekulli, në mënyrë intensive. Kjo nuk ndodh shpesh kur ti dërgon një buletin, zakonisht njerëzit nuk i hapin. Kështu për ne u bë e qartë, duhet të krijonim një libër.”

Një shembull është ky:

Na ishte një herë një vajzë, e cila ëndërronte të martohej me një princ, të shkonte në Mars…

 

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375