INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizë! Serena Williams fejohet në mënyrën më romantike të mundshme [FOTO]

Surprizë! Serena Williams fejohet në mënyrën më romantike të mundshme [FOTO]

Publikuar më: 22:18 29-12-2016

Serena Williams ka gjetur më në fund njeriun e zemrës!

Williams është fejuar me Alexis Ohanian, themeluesin e uebsajtit “Reddit”. Edhe pse një çift që kanë lidhje me teknologjinë, ata e kanë mbajtur larg rrjeteve sociale lidhjen e tyre, por pikërisht në “Reddit” dhe “Facebook” ata kanë zyrtarizuar fejesën. Tenistja e njohur e bëri këtë në formën e një poeme. Poemë në të cilën tregoi mënyrën që i propozoi i fejuari i saj, dhe me të vërtetë është kaq romantike! Një udhëtim në Romë, i planifikuar nga Alexis, pikërisht aty ku u njohën për herë të parë rastësisht.  Ai është  ulur në gjunjë, i kanë mjaftuar vetëm 4 fjalë, dhe Serena tha “PO”.

Dhe për ta bërë më të veçantë këtë, Ohanian komentoi në postimin e Williams, “Më ke bërë mashkullin më të lumtur në planet”.

Article Logic
Execution time: 0.002608060836792