INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjaft kemi mësuar për thithkat e femrave! Do habiteni për disa të vërteta rreth thithkave të meshkujve

Mjaft kemi mësuar për thithkat e femrave! Do habiteni për disa të vërteta rreth thithkave të meshkujve

Publikuar më: 20:33 30-03-2018

Gjithmonë është zhvilluar debati lidhur me ekzistencën e thithkave të meshkujve, pasi hsumë i quajnë mbetje të evolucion human kurse të tjerë, kryesisht shkencëtarët amerikanë, shpreheshin se çdo pjesë në trupin tonë ka një funksion, dhe si pjesë të organizmit tonë, edhe thithkat kanë një funksion.

Pas një studimi që zgjati me vite, shkencëtarët kanë arritur më në fund të na tregojnë për çfarë shërbejnë thithkat e meshkujve.

Dr. Joseph Cruisë në Texas, dr. Tayna Kormeili në Santa Monica, dr. Joshua D. Zuckerman në Neë york dhe Sunny Rodgers kanë të treguar për Cosmopolitan se pse edhe meshkujt kanë thithka.

1. Meshkujt kanë thithka sepse kjo pjesë e gjoksit formohet që në embrion. Edhe kur fillon formimi dhe qarkullimi i testosteronit, ato janë aty dhe nuk zhduken.

2. Mund të përbajnë qumësht. Është i rrallë, por mund të ndodhë. Dr. Kormelli shprehet nëse mashkulli ka mjaftueshëm hormonë femërore, mund të kthejë gjendrat në qumësht.

3. Meshkujt marrin kënaqësi nga stimulimi. Thithkat e meshkujve dhe të femrave janë po aq të ndjeshme sa edhe të femrave sepse kanë të njejtin numër nervash në këtë pjesë të trupit.

4. Thithkat mund të zhvillohen dhe të kthehen në një gjoks normal. Dr. Cruise shprehet se nëse në pjesën e gjoksit ka mjaftueshëm yndyrë, dhjam apo gjendra mund të që masa muskulare të rritet dhe nga pesha e madhe të varen. Një rast i tillë mund të jenë personat obezë apo të shëndoshë.

5. KUJDES! Ashtu sikurse femrat, edhe meshkujt janë të rrezikuar nga kanceri i gjirit. Sipas dr. Kormeili, duke qenë se të dyja gjinitë kanë të njejtat gjendra gjiri mund të zhvillojnë qeliza kancerogjene në çdo kohë. Prandaj, mos kini turp për të kontrolluar edhe gjoksin tuaj te mjeku.

bl.png

Burimi: Blitz.al

Article Logic
Execution time: 0.0032029151916504