INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e humbisni! Elvana Gjata ‘elektrizoi’ skenën e “Sunny Hill”, dhuroi peformancë magjike [VIDEO]

Mos e humbisni! Elvana Gjata ‘elektrizoi’ skenën e “Sunny Hill”, dhuroi peformancë magjike [VIDEO]

Publikuar më: 13:17 03-08-2019

Elvana Gjata është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Ajo pëlqehet gjithashtu edhe për pamjen dhe shpesh herë veshjet e saj kthehen në trend. Këngëtarja e talentuar u është kthyer koncerteve së fundmi, ndërkohë që pas bashkëpunimit me Capital T, ajo ka publikuar dhe këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e suksesshëm Ardian Bujupi.

Elvana Gjata ishte në msin e të ftuarve në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.

Këngëtarja kishte përgatitur performancë madhështore, duke bërë që i gjithë publiku të këndojnë bashkë me të. Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shkëputi një pjesë të kësaj performance.

“Sunny Hill Festival. Faleminderit që më kishit! Shumë krenare! Ne shqiptarët!”- ka shkruar Elvana.

Për ndryshe, përveç Elvanës mbrëmë ka kënduar edhe artistja me famë botërore, Miley Cyrus si dhe shumë artistë të tjerë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881