INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët, por ylli me famë ndërkombëtare pas të cilit 'çmendeshin' të gjithë, ka qëndruar i VIRGJËR deri 23-vjeç! [FOTO]

Mos e besoni po deshët, por ylli me famë ndërkombëtare pas të cilit 'çmendeshin' të gjithë, ka qëndruar i VIRGJËR deri 23-vjeç! [FOTO]

Publikuar më: 17:31 24-05-2019

Këngëtari i njohur britanik Elton John është shprehur se deri në moshën 23-vjeçare ka qenë i virgjër.

Ikona e muzikës, i cili sot është 72-vjeç ka theksuar se deri në atë moshë ishte i dëshpëruar për të patur një marrëdhënie të vërtetë dhe diçka e tillë ka ndodhur kur ka njohur të ish të dashurin dhe njëkohësisht menaxherin John Reid.

“Isha virgjër deri atëherë. Kam qenë i dëshpëruar për të dashur dhe për të pasur një marrëdhënie reale”- është shprehur ai.

Ky moment i jetës së tij ka frymëzuar edhe një skenë intime në filmin “Rocketman”, i dedikuar jetës së tij.

“Kur ata grisin rrobat në film është pikërisht fiks sikurse realisht ka ndodhur. Ai ka qenë një moment i rëndësishëm për mua ndaj jam i kënaqur që është përfshirë në film dhe njerëzit do ta shikojnë, pavarësisht se e di që nuk do të kuptohet nga të gjithë.”-është shprehur John.

Gjithashtu ai është shprehur krenar që ka inspiruar realizimin e një skene mes një çifti gay në një film.

Filmi që dokumenton jetën e muzikantit me famë botërore gjatë viteve 1960 dhe 1970 pritet të shfaqet në festivalin e Kanës në fund të këtij muaji.

4608243339_2dd427e8e3_z.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611