INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët po një i moshuar ka 346 pasardhës[FOTO]

Mos e besoni po deshët po një i moshuar ka 346 pasardhës[FOTO]

Publikuar më: 17:34 21-12-2018

Një i moshuar në Ukrainë po aplikon për Rekordet Gines sepse pretendon që ka familjen më të madhe në botë.

Pavel Semenyuk gjithmonë ëndërronte për një familje të madhe dhe u emocionua kur gruaja e tij lindi 13 fëmijë. Dhe tani 87-vjeçari ka një familje me 346 anëtarë dhe më i vogli është dy javësh.
Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav në rajonin jugor ukrainas të Odessa Oblast. Paveli ka një total prej 127 nipër e mbesa, 203 stërnipër e mbesa dhe madje 3 stër-stër nipër e mbesa, diçka që nuk është e zakonshme.
"Është e gjitha një familje e madhe dhe e lumtur", tha ai, duke përmendur vështirësinë për të mbajtur mend emrat e të gjithë pasardhëse të tij.
Sa herë që njëri prej tyre nis të krijojë një familje, të tjerët ndërtojnë një shtëpi të re në fshat për çiftin e sapomartuar. Për ta bërë këtë, nuk ka mungesë të duarve, pasi shumica e djemve dhe e nipërve të Pavelit merren me ndërtim.

burriok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543