INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbytet një i moshuar në Velipojë

Mbytet një i moshuar në Velipojë

Publikuar më: 13:58 14-08-2017

Një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës. Viktima 76-vjeç me inicialet B. A. nga Prishtina prej disa ditësh ishte me pushime në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga policia, ai ishte futur paradite për t’u larë, por ka mbetur në det, ndërsa është nxjerrë nga uji dhe iu është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Shëndetësore në Velipojë por ka ndërruar jetë.
Këtë sezon turistik kanë ndërruar jetë disa turistë nga Kosova dhe jo vetëm në plazhet shqiptare pothujase një në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641