Kiara Tito ka vendosur më në fund të reagojë publikisht ndaj kritikave që shpërthyen pas paraqitjes së Luiz Ejllit në emisionin “Fan Club Big Brother VIP Albania”.
E ftuar në emisionin e mëngjesit Wake Up, Kiara sqaroi se momenti i prezantimit, i cili u interpretua nga disa si një “mbrojtje” nga ana e Luizit, nuk kishte aspak këtë kuptim. Ajo theksoi se reagimet kanë qenë të ekzagjeruara dhe se nuk e ndjen nevojën që bashkëshorti i saj ta “mbrojë” publikisht.
Moderatorja sqaroi se fjalët e Luizit janë keqinterpretuar dhe se gjithë narrativa e ngritur rreth idesë së mbrojtjes është, sipas saj, e pavend.
“Nuk ka kuptim që unë të marr burrin për të më mbrojtur. Po edhe sikur ta bëja, do ishte normale,” u shpreh Kiara, duke rrëzuar në një fjali disa teori që kishin marrë jetë të pavarur në rrjet.
Sipas saj, prania e Luiz Ejllit në studio ishte thjesht një gjest i bukur dhe spontan, një mënyrë elegante për t’iu përgjigjur kritikave të shpeshta që qarkullojnë çdo javë në rrjetet sociale.








7 Jan 2026 





