INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Personazhi i njohur i TikTok dhe këngëtari i famshëm SHQIPTAR bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania

Personazhi i njohur i TikTok dhe këngëtari i famshëm SHQIPTAR bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania

Publikuar më: 10:32 07-01-2026

Shtëpia e Big Brother VIP ka mirëpritur një tjetër banor, duke sjellë menjëherë kuriozitet dhe reagime në rrjet. Banori i ri quhet Flori, një personazh i njohur për publikun e TikTok-ut, ku ka fituar popullaritet falë humorit spontan dhe mënyrës së veçantë të reklamimit të makinave për shitje.

Hyrja e tij në shtëpi nuk kaloi pa u vënë re. Me stilin që e ka bërë viral në rrjete sociale dhe me batutën tashmë të famshme “Çuna përshëndetje, shitet kali”, Flori zgjodhi një mënyrë krejtësisht të pazakontë për t’u prezantuar para banorëve dhe publikut.

Prania e tij pritet të sjellë më shumë humor dhe dinamika të reja brenda shtëpisë, ndërsa ndjekësit e formatit janë tashmë në pritje për të parë se si Flori do të përshtatet me lojën dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë.

Këngëtari i njohur Erik Lloshi është banori i dytë që u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mbrëmjen e djeshme, pas 'Flori Official'. I njohur për karrierën e tij muzikore dhe hitet e suksesshme, hyrja e tij ngjalli menjëherë interesin e publikut.

Gjatë prezantimit, Eriku u shpreh se kjo eksperiencë do të jetë një sfidë për të, por theksoi se është gati për lojë dhe për gjithçka që e pret brenda shtëpisë. Ai tha se do ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’u njohur më mirë me publikun, përtej muzikës dhe skenës.

Pjesëmarrja e Erik Lloshit pritet të sjellë dinamika interesante në Big Brother VIP Albania.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032978057861328