INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘U bëra prapë MEME’/ Jonida Vokshi ngatërrohet sërish gjatë spektaklit, ja ç’ka bërë

‘U bëra prapë MEME’/ Jonida Vokshi ngatërrohet sërish gjatë spektaklit, ja ç’ka bërë

Publikuar më: 13:36 06-01-2026

Një moment i papritur gjatë transmetimit live e ka rikthyer moderatoren Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Gjatë një prezantimi në spektakël, Jonida bëri një gafë të vogël, por që u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.

Teksa po prezantonte make-up artisten, moderatorja e quajti atë “Tajm Kastrati”, në vend të emrit të saktë Time Kastrati. Gabimi u vu re menjëherë nga Alaudin Hamiti, i cili ndërhyri për ta korrigjuar live situatën, duke sqaruar emrin e duhur.

Reagimi i Jonida Vokshit ishte i menjëhershëm dhe plot humor. E vetëdijshme për jehonën që do të kishte momenti, ajo u shpreh me të qeshur: “U bëra prapë meme,” duke shkaktuar të qeshura në studio dhe duke e marrë situatën me sportivitet.

Siç ndodh shpesh me momentet spontane televizive, videoja e gafës u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit nuk ngurruan ta komentojnë dhe ta shndërrojnë në meme të shumta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783