INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mohuan se janë në një lidhje, por LOREDANA dhe reperi i famshëm realizuan sfidën që e kanë bërë shumë çifte! [VIDEO]

Mohuan se janë në një lidhje, por LOREDANA dhe reperi i famshëm realizuan sfidën që e kanë bërë shumë çifte! [VIDEO]

Publikuar më: 13:33 23-03-2020

Reperja e njohur Loredana vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për karrierën e saj por dhe për jetën personale.

Pas ndarjes nga reperi Mozzik, Loredana u përfol se është në një lidhje me reperin Zuna dhe aludimet u përforcuan akoma më shumë pasi dy muaj më parë disa pamje ku Zuna shfaqej me një femër bionde, që mendohej se ishte Loredana bën xhiron e rrjetit.

Ata e mohuan lidhjen, por së fundmi kanë realizuar një video që na shton shumë dyshimet.

Reperja ka publikuar në “TikTok” një video ku shfaqet pranë tij duke realizuar një sfidë që po e bëjnë të gjithë çiftet. A tregon kjo video që ata janë bashkë?

Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443