INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Modeli i fundit i Microsoft Surface 6 mesa duket ka një problem serioz

Modeli i fundit i Microsoft Surface 6 mesa duket ka një problem serioz

Publikuar më: 11:08 01-10-2018

Microsoft do të mbajë një konference të martën (2 Tetor) në New York City dhe do te zbuloje produktet e reja si Surface Laptop 2 dhe Surface Pro 6. Ne ishim duke pritur që Microsoft të sjelle dicka ndryshe te keto dy pajisje , por gjithashtu do të ishim duke pritur se laptopi i ri do të vijë me portet USB-C . Faqja e internetit në Gjermani, WinFuture, pretendon se as Surface Laptop 2 ose Surface Pro 6 nuk do të përfshijnë porta USB-C.
Microsoft thuhet të jetë duke qëndruar me portat e veta Mini DisplayPort dhe Surface Connector për t'u lidhur me ekranet dhe ngarkimin e pajisjes. Nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte një lëvizje e habitshme nga Microsoft dhe do të përputhej me fotografitë e zbuluara të Surface Laptop 2 ku krijuesi i softuerit nuk ka prezantuar USB-C në të dy pajisjet Surface Book 2 dhe Surface Go.
WinFuture gjithashtu pretendon se modeli bazë i Surface Laptop 2 i ri do të vijë me 8GB RAM, një procesor Intel Core i5 dhe 128GB SSD.

Instagram Banner

Ky është një lajm i mirë, pasi modeli i mëparshëm kishte vetëm 4GB RAM.
Microsoft pritet të dërgojë të dy pajisjet e reja në një variant të ngjyrave të zeza, të cilat WinFuture thotë se do të jenë në dispozicion vetëm në modelet më të lira.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596