INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U12 plus, dështim apo shpëtim për HTC

U12 plus, dështim apo shpëtim për HTC

Publikuar më: 13:31 09-07-2018

Htc është një kompani që ka qënë në krizë kohët e fundit. Njerëzit nuk kanë preferuar më smartphone nga ky prodhues prandaj shitjet kanë pësuar rënie historike.

Dikur Htc lançonte produkte revolucionare. Android i parë u prodhua nga ata. Vitin e shkuar kompania dështoi mjaft keq për sa i përket shitjeve. 60% rënie padyshim që është një shifër e paparanueshme. Sot ata po tentojnë që të kthehen aty ku ishin, në majë. Konkurenca aktuale sidoqoftë është mjaft e fortë dhe kompanitë kineze janë problemi kryesor i HTC. U12 plus është pasardhësi i U11 ultra, që rezultoi një super dështim. Hardware i U11 ishte shumë i dobët, ndërkohë që softëare ishte i tmerrshëm. Kombinim perfekt për dështim apo jo? Modeli i ri duket mjaft i përmirësuar, por ama akoma nuk është ajo që duhet për sukses të garantuar.

Në pjesën e pasme ky smartphone ka një kapak të tejdukshëm, gjë që përbën dhë tiparin e tij të vetëm të veçantë. Sa për specifikimet, ai do të ketë: Snapdragon 845 si CPU, 6 GB RAM, 128 GB memorie, një ekran Quad HD Super LCD dhe dual kamera (12MP dhe 16MP), kurse kamera për selfie është 8 MP. Fatmirsisht HTC EdgeSense vazhdon që të eekzistojë edhe pse nuk ka popullaritet të madh(nqs shtrëngon smartphone dot të shfaqen opsione të tipit Samsung Edge UI). Htc meriton vëmendien, por ama i duhet dhe mjaft punë dhe smartphone më të riparueshëm për të pasur sërish sukses. Sigurisht dhe më shumë varietet çmimesh pasi 800$ për U12 plus janë më shumë se ç'pritej.

Më shumë në këtë kategori: « Sa vlen Call of Duty i ri [VIDEO]
»
Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104