Kohë largimesh te Milani. Pas Mirabelit, duket se është rradha e trajnerit Gatuzo të bëjë gati valixhet.
Sipas "Sportmediaset", Leonardo e ka ndarë mendjen për ta larguar trajnerin aktual dhe ka nisur kontaktet me Antonio Konten.
Mesa duket tekniku italian i ka shprehur gatishmërinë për të ardhur në Milano.
Konte ka drejtuar më parë dhe kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin, në vitet e rikthimit të lavdishëm të bardhezinjve në krye të futbollit italian dhe jo vetëm për 3 sezone.