INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuqezinjtë janë vënë në lëvizje...Igli Tare drejtori sportiv i Milan ?

Kuqezinjtë janë vënë në lëvizje...Igli Tare drejtori sportiv i Milan ?

Publikuar më: 11:25 24-07-2018

Shumë ndryshime po ndodhin në futbollin Italian dhe kryesisht në serinë A. Nuk është as Juventus as Inter, por këtë herë vëmendjen e ka marrë Milani.
Milan po riformatohet pas ndryshimit të pronësisë.

Kuqezinjtë janë venë në lëvizje për një drejtor të ri sport.

Mirabeli duket se do të mbetet jashtë italianëve dhe disa emra të rinj janë në tavolinë.

Orët e fundit njëri ka marrë kryesimin në këtë “garë”. Ai quhet Igli Tare.”Milan News” raporton lajmin nga Italia.

Aktualisht drejtor sportiv i Lacios dhe fituesi i disa çmimeve për punën e tij me talentët. Kjo është një cilësi që të gjithë në Itali ja kanë nxjerr në pah kur flasin për të. Milan do të gjente një “nuhatës” të mirë talentësh…

Article Logic
Execution time: 0.0043289661407471