Milani dhe Juventusi janë dy ekipet, të cilat kanë pasur marrëdhënien më të mirë përsa i përket transferimit të lojtarëve. Kujtojmë nga viti i kaluar kalimi i Higuain dhe dhe Caldara tek Milan dhe rikthimi i Bonuçi-t tek “Zonja e Vjetër” mund të presim që edhe këtë sezon të ketë plot shkëmbime me dy ekipet.
Nga lajmet e fundit duket se Milani ka shënjestruar dy lojtarë të Juves: Daniele Rugani dhe Medhi Benatia. Të dy mbrojtësit po kalojnë një periudhë të vështirë tek Juventus me pak minuta në dispozicion dhe pritet që Milani të mos ngurojë në blerjen e tyre.
Ndërkohë, Leonardo, gjithashtu, mban parasysh atë që ka qenë gjithmonë qëllimi i tij kryesor: të përforcojë mesfushën.
Rruga më e nxehtë të çon gjithmonë tek Adrien Rabiot, një lojtar i PSG-së, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor








23 Apr 2026 





