Cavani është një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin dhe një pikë kyçe e skuadrës së PSG-së. Uruguiani fitoi të martën çmimin “Golden Foot”, i cili zhvillohet çdo vit online nga organizatorët e këtij eventi.
Sulmuesi i PSG foli edhe për gjendjen e ekipit në Champions League, duke e qartësuar se është normale që ekipi të ketë vështirësi me ekipet që ka në grup dhe do ishte e pafalshme t’i nënvlerësoje ato.
Për zërat që e lidhin me Napolin, sulmuesi u përgjigj se në Itali do të rikthehet vetëm për të luajtur ndeshjen e Champions League dhe se nuk do largohet nga PSG deri në përfundimin e kontratës. Për zërat që qarkullojnë ai u përgjigj: “Kjo është e mirë, e përjetoj sa herë hapet merkatoja, por nuk ka asgjë të vërtetë.”








23 Apr 2026 





