INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta: Politika ngadalësoi ecjen drejt Bashkimit Europian [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 26-05-2017

Ilir Meta:

“Gjatë këtij procesi të gjatë e plot sfida, e me synim hapjen e bisedimeve për anëtarësim, Kuvendi ka patur dhe ka ende një rol thelbësor. Natyrisht që edhe më shumë mund të ishte bërë nëse do të kishim evituar apo moderuar më mirë disa konflikte të panevojshme politike”.
Në këtë mënyrë presidenti i ardhshëm Ilir Meta fajëson partitë politike si shkaktarë të ecurisë së ngadalte te vendit drejt integrimit në Bashkimin evropian. Për ta ilustruar edhe më mirë si shembull Meta solli mungesën e zbatimit të reformës në drejtësi, e që fatmirësisht sipas tij u zgjidh me marrëveshjen e 18 majit.
Ilir Meta:
“Pavarësisht se avancimi më i shpejtë i kësaj reforme u vonua për arsye të mosmarrëveshjeve dhe të krizës së fundme politike që për fat mirë u kapërcye përpara disa ditësh duke hapur kështu rrugët e punës së Kuvendit në kuadër të kësaj reforme, e më konkretisht konstituimit të Komisioneve Ad-Hoc për procesin e Vetting-ut”.
Ndaj roli i Kuvendit duhet të rritet në këto proces, thotë kryeparlamentari në ikje Ilir Meta.
Ilir Meta:
një demokraci në zhvillim si kjo e Shqipërisë, ka të domosdoshëm një Parlament edhe më të fortë, edhe mbikëqyrës edhe më profesional.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104