INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërron jetë deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli

Ndërron jetë deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli

Publikuar më: 17:05 26-05-2017

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Gjovalin Kadeli është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Deputeti i Lezhës mësohet se ka ndërruar jetë në një spital në Itali, ku ishte ishte shtruar prej disa kohësh. Kadeli ka qenë më herët i shtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, por u dërgua jashtë vendit për një mjekim më të specializuar në fund të muajit mars. Gjovalin Kadeli ishte programuar të ishte i dyti në listat e kandidatëve për deputetë të LSI për qarkun e Lezhës, por sëmundja e mposhti. Pas lajmit për largimin nga jeta të deputetit Kadeli ka reaguar nënkryetarja e LSI Monika Kryemadhi. “Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë!”-shkruan Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592