INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Agjenti serb në Maqedoni. I kërkohen sqarime Serbisë për dhunën parlamentare[VIDEO]

Publikuar më: 17:17 26-05-2017

Autoritetet shtetërore maqedonase i kanë kërkuar ambasadores serbe në Shkup që të shpjegojë praninë e këshilltarit të kësaj ambasade, Goran Zhivaljeviç, në sulmin e dhunshëm brenda Parlamentit maqedonas. Në mbrëmjen e 27 prillit dhunuesit rrahën deputetët e midis tyre ishte edhe Zhivaljeviç, i cili është njëkohësisht edhe oficer i Shërbimit Serb të Zbulimit. I mandatari Zoran Zaev shpreson se shërbimet sekrete të dy vendeve do të japin përgjigje mbi rolin e agjentit serb në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit. Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç është shprehur se “këshilltari i Ambasadës ka qenë aty për të parë nëse ka shtetas serbë të përfshirë në ato zhvillime”. Marrëdhëniet midis autoriteteve më të larta serbe dhe kryeministrit të mandatuar maqedonas nuk shihen si të mira. Vuçiç ka akuzuar më herët Zaev se po përzihej në punët e brendshme të shtetit fqinj. Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së, ndërhynë me dhunë në parlamentin e Maqedonisë më 27 prill ndërsa shumica parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar të parlamentit. Disa deputetë mbetën të plagosur si pasojë e dhunës së ushtruar.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773