INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta apel të fortë politikës: Mos u lodhni me justifikime, zgjedhje më 13 tetor

Meta apel të fortë politikës: Mos u lodhni me justifikime, zgjedhje më 13 tetor

Publikuar më: 09:06 12-08-2019

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer sërish qëndrimit të tij të bërë publik në qershor të vitit të shkuar.

Ai ka risjellë ditën e sotme një deklaratë të bërë në 27 qershor 2018 dhe ka shprehur vendosmërinë që zgjedhjet në vend do të bëhen më 13 tetor.

“Po ju rikujtoj qëndrimin tim publik në 27 qershor 2018, një ditë pasi ishin bërë të njohura konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian!

Jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpunim, përqendrim e përgjegjësi, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet.

Ndërkohë kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur u dhashë mundësi të dy palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse.

Ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019”shkruan Presidenti.

Kreu i shtetit bën thirrje që askush të mos lodhet të gjejë justifikime duke I ftuar palët të bashkëpunojnë.

“Askush të mos lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton. Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagenit. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevitueshme.Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim” shkruan ndër të tjera Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0044939517974854