INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Politika uron Kurban Bajramin/ Meta mesazhe politike, Rama dhe Basha urojnë ndryshe

Politika uron Kurban Bajramin/ Meta mesazhe politike, Rama dhe Basha urojnë ndryshe

Publikuar më: 10:14 11-08-2019

Ashtu siç ndodh gjithmonë, politika ka uruar Kurban Bajramin. Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë përcjellë mesazhe pa sfond politik, ndryshe ka bërë presidenti Ilir Meta.

Presidenti përtej urimit dërgon dhe një mesazh ku bën thirrje që të lihen mënjanë interesat personale për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar.

”Në këtë ditë të shenjtë, feste e bashkimi, kur ne ndajmë begatinë tonë me njerëzit në nevojë dhe solidarizohemi me ta, ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!
Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjetesën tonë fetare, uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Europa!” shkruan presidenti në urimin e tij.

Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes publikimit të pamjeve të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër.

rma.PNG

Nuk ka munguar urimi edhe nga kyetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili shkrimin e ka shoqëruar me një dash.

basha.PNG

 

Mesazhe urimi ka përcjellë edhe kryetarja e LSI, Kryemadhi dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Veliaj.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0036261081695557
    array(1) { ["section"]=> string(88) "politika-uron-kurban-bajramin-meta-mesazhe-politike-rama-dhe-basha-urojne-ndryshe-100369" }