INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti përvëlues/ Dita e sotme me temperatura tepër të larta, ja kur do të prishet moti

I nxehti përvëlues/ Dita e sotme me temperatura tepër të larta, ja kur do të prishet moti

Publikuar më: 10:03 12-08-2019

Dita e djeshme ishte dhe me e nxehta e regjistruar për këtë vit me temperaturën më të lartë të regjistruar në qytetin e Elbasanit me 41.5°C!!!

Gjithashtu temperatura të larta termometri shënoi edhe në vende të tjera si Gjirokastër 40.4°C si dhe Berat e Tiranë me 38.0°C. Por çfarë na pret për javën në vijim?

Kryefjala e javës do të jetë moti i kthjellët. Përjashtim bën dita e mërkurë dhe ajo e enjte ku pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash (dita e mërkurë) në zonën e veriut. Dita e enjte do të ketë vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se edhe dita e sotme pritet të jetë një tjetër ditë e nxehtë me temperatura të larta (në vlerat e mesditës 40-42°C) ndërsa me kalimin e ditëve pritet tërheqja e masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut me temperaturat e mesditës të cilat do të zbresin në vlerat e tyre normale për periudhën në të cilën ndodhemi.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322