INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund gjithçka, Griezmann sapo vendosi se ku do të luajë sezonin e ardhshëm [FOTO]

Merr fund gjithçka, Griezmann sapo vendosi se ku do të luajë sezonin e ardhshëm [FOTO]

Publikuar më: 21:56 14-06-2018

Tashmë është zyrtare, ky është vendimi i Griezmann. 

Ndërkohë që e ardhmja e tij ishte në pikëpyetje, sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann ka vendosur që të qëndrojë te Atletico Madrid sezonin e ardshëm.

Ishte vetë francezi që e dha këtë vendim në një dokumentar të transmetuar nga Movistar+ duke thyer zemrat e tifozëve katalanas por duke lumturuar ata të Atleticos.

Gjatë dokumentarit, Griezmann shfaqet gjithmonë në dyshim për vendimin e tij, edhe pse pranon se dëshiron të fitojë Champions League në karrierë dhe pranon se vendimi është shumë më i vështirë se sa kur u largua nga Real Sociedad, pasi e dinte që atje nuk do të fitontë asgjë.

Griezmann ka bërë katër sezone me Atletico-n, ku ka zhvilluar 142 ndeshje dhe ka shënuar 79 gola. Sulmuesi është një nga objektivat kryesore të kësaj merkatoje vere për blaugranët, të cilët kërkonin me patjetër t’a kishin në skuadër. Momentalisht 27-vjeçari është i grumbulluar me përfaqësuesen e tij në Rusi, ku do të luajnë në kuadër të Kupës së Botës.

DEC.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Batha: Largohem nga Partizani
»
Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328