INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse Griezmann duhet të shpallet “humoristi” i EURO 2016 [FOTO/ VIDEO]

Ja pse Griezmann duhet të shpallet “humoristi” i EURO 2016 [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 10:56 06-07-2016

Ndërkohë që Antoine Griezmann është shpallur nga revista France Football si një prej kandidatëve kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë vit, ne mendojmë se talenti 25 vjeçar meriton padiskutim edhe një çmim tjetër, atë të “humoristit” të EURO 2016.

Nëse i keni parë me vëmendjen takimet që ka zhvilluar deri tani Franca, Antoine ka spikatur për golat e bukur por edhe për buzëqeshjen e tij vezulluese. Të qeshurat duket se nuk i largohen as në stërvitje. Por vendi ku Griezmann mund të themi se ka “shkrirë” talentin e tij humoristik, është pikërisht profili i tij zyrtarë në Instagram. Edhe pse nën ethet e një kompeticioni kaq të rëndësishëm, ai e gjen kohën për të kënaqur veten dhe ndjekësit e tij. Më poshtë mund të ndiqni disa nga videot e tij. 

Nuk e dimë se nga i buron gjithë ky frymëzim për të bërë humor me shokët e skuadrës apo dhe me fansat e tij, por me siguri fakti se kampionati po zhvillohet në vendin e tij të origjinës i jep atij përparësi.

Humori thonë që është “çelësi” për të fituar zemrën e femrave dhe mesa duket francezi Antoine di ta bëj më së miri. Na mbetet të urojmë për fitore kombëtaren franceze në gjysmë-finalen përballë Gjermanisë në mënyrë që ta rishohim Griezmann duke qeshur.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719