INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vilma dhe Ilda në Stade de France, mes kampionëve dhe humbësve të Euro 2016 [FOTO]

Vilma dhe Ilda në Stade de France, mes kampionëve dhe humbësve të Euro 2016 [FOTO]

Publikuar më: 16:07 11-07-2016

Ishte një mbrëmje e veçantë për dy bukuroshet e ekranit shqiptar.

Vilma Masha ka pozuar mbrëmjen e djeshme krah mbrojtësit protugez Pepe. Dhe duket se prezantuesja bukuroshe ka ditur të zgjedhë pasi ai është jo vetëm njëri prej kampionve të Europës, por gjithashtu lojtari më i mirë i ndeshjes. Madje lojtari i Real Madrid ka marrë dhe çmimin shumë të veçantë që fitoi në finalen e jetes së tij për ta futur në fotografinë me Vilmën. Por kjo nuk ka qenë gjithçka që ka rezervuar nata.

Ndërsa Vilma nuk ka humbur mundësinë për të bërë foto me një nga kampionët e natës së djeshme, Ilda Bejleri ka menduar të ngushëllojë humbësit. Ajo ka pozuar përkrah trajnerit të famshëm të Arsenal, Arsene Ëenger. Edhe pse Franca e tij ka humbur përballë Portugalisë, Arsene duket se e ka kaluar mërzitjen përkrah Ildës. Më pas shembullin e saj e ndoqni dhe Vilma, e cila gjithashtu nuk e la rastin t’i shpëtonte pa e ngushëlluar edhe ajo trajnerin e topçinjve.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385