INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merkato/ City klubi me më shumë investime, e ndjek Reali

Merkato/ City klubi me më shumë investime, e ndjek Reali

Publikuar më: 16:28 10-07-2019

Mançester Siti është klubi që ka investuar më shumë në merkato gjatë dekadës së fundit. Kampionët e Anglisë, që prej sezonit 2008-09, kur drejtimin e klubit e mori sheiku Mansur, kanë shpenzuar 1.75 miliardë euro.Ssipas të dhënave të “transfermarkt”, City ka shpenzuar 290 milionë euro më tepër sesa Reali i Madridit, që renditet në vend të dytë.

Pas tyre klubet me faturën më të rëndë këtë dekadë e kanë Barcelona (1,44 mld), Çelsi (1,4 mld), Juventusi (1,24 mld), Mançester Junajtid, PSG ,Liverpuli Atletiko e Madridit dhe Interi (935 mln).

 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055