INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kupat e Europës, ekipet shqiptare nisin sfidat e para/ Shkëndija e Tetovës fitore të shkëlqyer, Feronikeli barazim historik në Uells

Kupat e Europës, ekipet shqiptare nisin sfidat e para/ Shkëndija e Tetovës fitore të shkëlqyer, Feronikeli barazim historik në Uells

Publikuar më: 15:25 10-07-2019

Ekipet e para shqiptare që marrin pjesë nëkampionatet maqedonase dhe kosovare kanë pasur sfidat e tyre të para në kupat e Europës. Shkëndija e Tetovës ishte e para që u përball me kampionët e Estonisë, Nomme Kalju, në sfidën në transfertë të cilën e fituan me rezultatin minimal 0-1.

Një paraqitje e shkëlqyer e skuadrës tetovare, e cila është me një këmbë në fazën tjetër të Champions. Nga krahu tjetër edhe Feronikeli ka marrë një rezultat fantastik ndaj një kundërshtari të fortë. Në harkun e 4 minutave, në të 89-ën dhe 93-ën kosovarët arritën të shënonin dy gola duke marrë një barazim historik ndaj skuadrës uellsiane The New Saints. Tashmë në sfidën tjetër në Prishtinë, ata janë të favorizuar për kalimin në fazën e dytë të Champions-it.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031630992889404