INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediet e Kosovës publikojnë detaje të marrëveshjes me Serbinë, ç'ndodh me territoret...

Mediet e Kosovës publikojnë detaje të marrëveshjes me Serbinë, ç'ndodh me territoret...

Publikuar më: 17:14 23-02-2019

Mediet në Kosovë kanë publikuar detaje të asaj që duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me Serbinë, e cila mendohet të firmoset nga palët në qershor të këtij viti dhe të hyjë në fuqi në nëntor të 2019-ës.

Janë 22 pikat që përbëjnë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje e cila pritet të firmoset në muajin qershor dhe të hyjë në fuqi në nëntor të këtij viti. Mediat kosovare kanë publikuar disa nga pikat kyçe të draft marrëveshjes së propozuar të “traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Sipas asaj që publikon agjencia e lajmeve “Presheva jonë” palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Francës.

Një nga pikat është se të të dy shtetet e konsideruara si të reja pas vendosjes së kufijve të rinj mes tyre, bëhen anëtare të OKB-së në të njëjtën kohë.

Mitrovica – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” – qytet i lirë me afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare. Kryetari i qytetit do të ketë një mandat pesë vjeçar, dhe do të jetë një rotacion mes një përfaqësuesi shqiptar, një serbi dhe një të vendosur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Qyteti do të ketë buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-s ruan sigurinë. Monedha që përdoret është Euro.

Bujanoci merr statusin special distrikt për 35 vjet jo më shumë se 99 vjet dhe do të drejtohet njësoj si Mitrovica. Buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë Euro dhe Dinari.

Presheva hyn tërësisht në Kosovë ndërsa Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra.

Trepça merr status special, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës.

Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite.
Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë të integruara me një kalim.

Serbia merr statusin shtet anëtar i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030.

Të dyja shtetet brenda 10 viteve detyrohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin.

Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat respektive në të dyja shtetet. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE dhe NATO.

Marrëveshja përfundimtare firmoset nga data 28 qershor deri 13 korrik 2019.

Deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve e bëjnë ratifikimin dhe ndryshojnë Kushtetutat e tyre. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje fillon më 01 Nëntor 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318