INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri serb Daçiç “thumbon” ndërkombëtarët: Ofruan ndarjen e Kosovës

Ministri serb Daçiç “thumbon” ndërkombëtarët: Ofruan ndarjen e Kosovës

Publikuar më: 18:30 22-02-2019

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç në një deklaratë të padëgjuar më parë është shprehur se në vitin 2005 Serbia ka patur një ofertë nga ndërkombëtarët për ndarjen e Kosovës.

Në një prononcim për mediat serbe ai është shprehur se Beogradi ka nevojë për të mbajtur një politikë të mencur duke theksuar se është i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë por se në fund të fundit ata do të jenë përgjegjës.

Më tej Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç pretendon se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord para 5 vitesh me idenë e përvijimit të kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve.

Deklaratat e tij pasojnë ato të ministrit serb të Teknologjisë dhe Inovacionit, Nenad Popoviç, i cili pati pohuar se kreu i shtetit rus nuk pajtohet me idenë e vënies së kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministri serb foli edhe për njohjet e Kosovës dhe taksën e aplikuar kundër mallrave serbe, duke theksuar se Gjermania dhe Britania janë kundër heqjes së kësaj takse. Sipas tij Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heq taksën për mallrat nga Serbia.

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498