INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në kërkim të dialogut, por Thaçi e Vuçiç përplasen në Munih

Në kërkim të dialogut, por Thaçi e Vuçiç përplasen në Munih

Publikuar më: 19:31 16-02-2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në debatin në Munih bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se e gjithë bota e di se spastrimi etnik në Kosovës më ‘98-‘99, e kryer nga shteti serb.

“E tërë bota e di se spastrimi etnik në Kosovë ka ndodhur nga shteti i Serbisë. Por është edhe një realitet i ri, ku në Kosovë kemi praninë ndërkombëtare. Për Asociacionin e komunave serbe… jemi pajtuar për të themeluar atë, por jemi pajtuar që ajo të themelohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës. Keqkuptimi këtu është se Vuçiç nuk e kupton se unë jam president i Kosovës së pavarur, të njohur nga mbi 100 shtete. Ende shpresoj se, edhe pse do të jetë pothuajse e pamundshme për të arritur një marrëveshje, vazhdoj të besoj. E di se duhet të ketë një kompromis të arritur mes autoriteteve të Kosovës dhe të Beogradit. Jam shumë i bindur se ndërkombëtarët do të na ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje”, deklaroi Thaçi.

Më pas foli edhe Vuçiç, i cili shtroi disa pyetje në lidhje me shtetësinë e Kosovës, duke e vënë atë në pikëpyetje.

“Ndoshta një ditë unë s’do të jem lider dhe dikush tjetër do ta arrijë marrëveshjen. Pyes, pse ju duhemi, pse negocioni me Serbinë? Pse ndodhi që ju ende nuk jeni anëtar i OKB-së? Apo i Interpolit, i UNESCO-s… sepse ju jeni shtet i pavarur i konsoliduar, sipas jush. Por, ju keni nevojë për negocim sepse s’jeni shtet i konsoliduar. Ne nuk presim asgjë nga BE-ja. Nuk kemi asnjë fjalë të keqe për Mogherinin apo të tjerët, siç dëgjojmë fjalë nga Prishtina. Gjithmonë për ta dikush ka faj. Herë Serbia, herë Brukseli, herë Rusia… Mendoj se fajtorët janë Thaçi dhe unë. Urrejmë termin e shkëmbimit të territorit, dhe për këtë e përdorim termin demarkacion”, deklaroi Vuçiç.

Ai u ndal edhe tek kufijtë e Kosovës, të cilët po ashtu i vuri në pikëpyetje duke thënë se a janë kufij që i njeh SHBA-ja apo Kina.

Article Logic
Execution time: 0.0033209323883057