INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat serbe kalojnë çdo kufi: “Shaqiri të na jetë mirënjohës, se pa ne nuk do luante futboll.”[FOTO]

Mediat serbe kalojnë çdo kufi: “Shaqiri të na jetë mirënjohës, se pa ne nuk do luante futboll.”[FOTO]

Publikuar më: 17:03 06-11-2018

Xherdan Shaqiri kohët e fundit është bërë objekt i mediave serbeve dhe ato e kanë rritur gradualisht dozën e sulmeve ndaj mesfushorit të Liverpool.

 

Gjendja u përshkallëzua deri aty sa klubi i Liverpool vendosi të mos e grumbullonte lojtarin në ndeshjen kundër Crvena Zvezda, për shkak të incidenteve që mund të ndodhnin.

Së fundmi mediat serbe kanë shkuar një artikull për 27-vjeçarin ku tregohet se ata janë shpëtimtarët e Shaqirit.

Lojtari mesa duket ka pasur një deformim të lindur në këmbën e djathtë dhe raportohet se ai kurimin e ka bërë në Tirshov, tek një mjek specialist i vetëm në llojin e tij për trajtimin e këtyre sëmundjeve. Në këtë mënyrë ata i tregojnë Shaqiri-t se është vetëm prej tyre, fakti që ai sot është një futbollist.

Këto fakte ende ngelen për tu vërtetuar, por media serbe ka treguar se është mjaft produktive në përbaltosjen e figurës së mesfushorit, i cili me festimin e tij ka “çmendur” një komb të tërë.

 

skysports-xherdan-shaqiri-switzerland_4343144.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036091804504395