INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Champions League bëhet më emocionues tek faza e grupeve i afrohet fundit, në

Champions League bëhet më emocionues tek faza e grupeve i afrohet fundit, në "San Siro" thyhet rekordi i ri!

Publikuar më: 15:42 06-11-2018

Sot , Champions League luan ndeshjet e radhës për fazën e grupeve. Këto ndeshje mund të jenë vendimtare për disa ekipe në kualifikimin e tyre, ndërsa tek disa të tjera lufta zhvillohet për kreun e grupit.

 

Sfida kryesore do të zhvillohet midis Interi-t dhe Barcelonës, në “San Siro”. Kjo ndeshje “titanësh” ka thyer edhe rekordin për arkëtime nga një ndeshje me 78 mijë bileta të shitura. Spaletti do përpiqet t’i “vjedhë” Barcelonës, një barazim sot, ndërkohë që katalanasit po përpiqen të marrin fitoren e rradhës për tu kualifikuar në fazën tjetër. Valverde ka grumbulluar edhe Leo Messi-n në këtë ndeshje, i cili është i pasigurtë nëse do të luajë.

Ndërkohë, sytë janë edhe tek PSG-Napoli, një sfidë ku përballet një skuadër e mbushur me “yje”, me një ekip të drejtuar nga një strateg shumë dinak si Ançelotti.

Liverpooli shkon në Beograd për sfidën me Yllin e Kuq (Crvena zvezda) pa Xherdan Shaqirin. Trajneri Jurgen Kloop në konferencën për shtyp tha se ishte politika ajo që ndikoi në këtë vendim të tijin.

Ndërkohë, Atletico Madrid pret Borussian e Dortmundit. Skuadra gjermane siguron vendin e parë në grup me një fitore, ndërsa ajo spanjolle do të kërkojë që të hakmerret për humbjen 4-0 të pësuar përpara dy javësh në Gjermani.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816