INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat i propozojnë italianëve të vijnë në Ksamil për pushime

Mediat i propozojnë italianëve të vijnë në Ksamil për pushime

Publikuar më: 09:59 08-06-2019

Media italiane, “Si Viaggia”, i ka kushtuar një artikull plazhit të Ksamilit, të cilin e cilëson si një perlë ende të fshehur.
I zhytur në një park natyror dhe rrethuar nga ujërat kristal të detit Jon, Ksamili është destinacioni më tërheqës bregdetar që ekziston në Shqipëri, gjashtë milje nga Greqia.
Pranë tij është Parku Kombëtar i Butrintit, një zonë e mbrojtur në skajin më jugore të vendit, më pak se 20 kilometra nga vendpushimi i famshëm bregdetar i Sarandës, ndryshe riviera, shkruhet në artikull.
Sikur bukuria e këtij vendi të mos ishte e mjaftueshme, Ksamili është gjithashtu pjesë e një arkipelagu të vogël të përbërë nga ishuj që, duke i parë ato, duken si parajsa në Tokë.
Katër ishuj shkëmbore janë të pa banuarë, dhe të mbuluar nga bimësi e dendur mesdhetare, me një shirit të hollë me rërë shumë të bardhë. Ishuj janë të arritshme vetëm me anije. Të gjithë së bashku nuk kanë një sipërfaqe prej 10 hektarësh.
Dy ishuj të tjerë janë të lidhur nga një rrip i hollë, pak si ato pamje të shikuar në Maldive ose Karaibe. Por spektakli më interesant admirohet në det: në ujërat e freskëta dhe transparente, notojnë shumë delfinë.
Kjo perlë e fshehur është ende pak e njohur dhe frekuentuar nga turistët e huaj (shqiptarët e dinë shumë mirë këtë vend), por në pak do të vizitohet nga shumë turistë, duke pasur parasysh suksesin që Shqipëria po përjeton në vitet e fundit.
Pas dekadash ku Europa nuk kishte më një destinacion të tillë aq të kërkuar, ku i fundit ishte Greqia në vitet 1990, ne jemi dëshmitarë të një bumi të vërtetë turistik.
Për fat të mirë, në këtë pjesë nuk ka (ende) hotele të mëdha dhe apo zinxhirë ndërkombëtarë hoetelerie, por vetëm objekte të vogla familjare që janë gjithashtu mjaft të lira. Natyrisht, muajt e verës janë më të shtrenjtë, por këtu klima është e shkëlqyer gjatë gjithë vitit edhe për ata që mund të vijnë jashtë sezonit.
Për të arritur në arkipelagun e Ksamilit, mënyra më e shpejtë është të fluturosh nga Korfuz – që është vetëm disa milje larg detit – dhe pastaj traget për në Sarandë.
Meqenëse në Shqipëri është e domosdoshme të keni një makinë (tuajën ose me qira), mund të merrni traget nga Trieste, Ancona ose Brindisi në portin e Durrësit dhe pastaj të ndiqni rrugën përgjatë bregdetit. Një nga seksionet rrugore ndër të tjera është ndër më të bukurat në Evropë dhe është absolutisht me vlerë udhëtimi.

Article Logic
Execution time: 0.0037047863006592