INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza e rëndë politike largon 4 milionë banorë në këtë shtet!

Kriza e rëndë politike largon 4 milionë banorë në këtë shtet!

Publikuar më: 10:49 08-06-2019

Më shumë se katër milionë banorë të Venezuelës kanë ikur nga shteti i tyre, si pasojë e krizës ekonomike dhe asaj humanitare, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).
Shifra e personave që kanë ikur është rritur tejet shumë, në krahasim me vitin 2015, meqë rreth 1 milion persona kanë ikur vetëm në shtatë muajt e fundit.
Agjencitë nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë të fillimit të numërimit të ikjeve, mirëpo rreth 3.3 milionë persona është thënë të kenë ikur prej fundit të vitit 2015.
Agjencitë që merren me këtë çështje, kanë thënë se shtetet që kanë strehuar migrantët dhe refugjatët kanë nevojë “urgjente” për mbështetje ndërkombëtare.
Nën qeverisjen e presidentit të kontestuar, Nicoas Maduro, ekonomia është thënë të jetë përballur me probleme të shumta, derisa është raportuar se vjetët e fundit banorët kanë pasur vështirësi edhe në sigurimin e ushqimit dhe ilaçeve.
Qeveria në anën tjetër beson se këto probleme janë shkaktuar si pasojë e sanksioneve amerikane.
Aktualisht në Venezuelë ekziston një krizë në mes të dy rivalëve politikë, Maduros dhe liderit të Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, i cili pretendon se është lideri legjitim i këtij shteti.
Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar, duke thënë se rizgjedhja e Maduros në muajin janar ka qenë e “paligjshme”. Deri më tash ai është njohur si president nga më shumë se 50 shtete, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve në Amerikën Latine. Mirëpo Maduro ende gëzon mbështetjen e Kinës dhe Rusisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036277770996094